Afrim Muçiqi kritikon kolegët: Nuk bashkëpunoj me kolegë që nuk këndojnë Live
Afrim Muçiqi, këngëtari i muzikës popullore ka kritikuar kolegët e tij që këndojnë muzikë “Play Back”.
Këngëtari zbuloi se nuk bashkëpunon me kolegë që nuk dinë të këndojnë live.
Ai tha se është kot ta marrësh një incizim dhe siç u shpreh ai “me qitë me duar e me vetulla”,
“Unë Play Back s’di, s’e kam ba asnjëherë, e kemi borxh ndaj atyre që na dojnë. Për Play Back, e mër një CD të knon pa parë. Nuk është në botën time, nuk bashkëpunoj me kolegë që nuk këndojnë Live. E du qatë stil e kam zgjedh vet”, tha këngëtari, transmeton Klankosova.tv./Periskopi/



