Agim Aliu: Ferizaj po nxjerr talente që po e nderojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare

Agim Aliu: Ferizaj po nxjerr talente që po e nderojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare

Kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij futbollisten e re ferizajase, Noaura Llabjani, për ta përgëzuar për suksesin e saj të madh në sportin e futbollit.

Llabjani, e cila pasionin për futbollin e nisi që në moshën 8-vjeçare, është përzgjedhur si e vetmja futbolliste nga Klubi i Futbollit “Ferizaj” për të përfaqësuar Kosovën në kategorinë U15 në turneun zhvillimor të UEFA-së, që do të mbahet në Shqipëri. Në këtë garë, Kosova – Vajzat U15 do të përballet me Moldavinë, Estoninë dhe Shqipërinë.

Aliu tha se ky sukses është dëshmi e potencialit të madh që ka rinia e Ferizajt dhe se mbështetja e sportit do të jetë pjesë e prioriteteve të tij.
“E prita Noaurën në zyrën time për ta përgëzuar për këtë arritje të saj, si dhe për t’i ofruar gjithë mbështetjen tonë në rrugëtimin e saj sportiv. Ferizaj do të vazhdojë të mbështesë talentet e reja që po e nderojnë qytetin dhe shtetin tonë,” ka theksuar Aliu.

 

 

Postimi i plotë:

Ferizajasja Noaura Llabjani e cila filloi pasionin e saj për futbollin qysh në moshën 8 vjeçare tashmë ka arritur që të përzgjedhet e vetmja futbolliste në kategorinë U15 nga Klubi i Futbollit “Ferizaj”, që të përfaqësoj Kosovën në turneun zhvillimor të UEFA-së që do të mbahet në Shqipëri e ku Kombëtarja e Kosovës – Vajzat U15 është në grup me Moldavinë, Estoninë dhe Shqipërinë, me aspiratat e saj për kontratë ndërkombëtare në këtë sport.
Noaurën e prita në zyrën time për ta përgëzuar për këtë sukses të saj si dhe për t’i ofroj gjithë mbështetjen tonë në rrugëtimin e saj sportiv.

Shpërndaje në: