Agim Aliu takohet me anëtarët e shoqatave të dalura nga lufta: Mirënjohje për ata që dhanë gjithçka për lirinë

Agim Aliu takohet me anëtarët e shoqatave të dalura nga lufta: Mirënjohje për ata që dhanë gjithçka për lirinë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, është takuar me drejtuesit dhe anëtarët e shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me ish të burgosurit politik, duke i cilësuar ata si më meritorët e lirisë dhe më sakrificëplotët e historisë sonë.

Ai tha se është një kënaqësi e veçantë që mëngjesin ta ndajë me këta njerëz që dhanë gjithçka për lirinë, duke shprehur mirënjohje dhe falënderim për kontributin e tyre të çmuar për vendin.

 

Postimi i plotë:

Me më meritorët e lirisë, më sakrificëplotët e më të lavdishmet familje e personalitete që dhanë gjithçka për lirinë. Kënaqësi e veçantë që kafen e mëngjesit ta pijmë bashkë me drejtuesit e anëtarët e shoqatave të dalura nga lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish të burgosurit politik.
Mirënjohje e falënderim🙏🏻

Shpërndaje në: