Agim Bahtiri duke bërë jetë të natës në klubet e Prishtinës (Foto)
Agim Bahtiri njihet në publikun kosovar si figurë e një politikani jo shumë të zakonshëm. Biznesmeni që i hyri politikës për t’u bërë kryetar komune para ca vitesh pëlqen shumë edhe jetën e natës.
Këtë e tregon edhe një fotografi ku Bahtiri shihet në një prej klubeve më të njohura në Prishtinë, Zone Club.
Qejfin për jetën e natës, kryetari i Mitrovicës nga AKR e kishte treguar edhe me një vendim për prishjen e një fushe sporti të cilën e shndërroi në diskotekë në komunën që udhëheqë.
Bahtiri e kishte arsyetuar këtë vendim duke thënë që rinia duhet të argëtohet disi.




