Agim Bahtiri ka një porosi për koalicionin PDK-AAK-NISMA

Agim Bahtiri ka një porosi për koalicionin PDK-AAK-NISMA

Agim Bahitiri nga Aleanca Kosova e Re ka thënë se koalicioni i nënshkruar nga partia e tij dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i fitojë zgjedhjet e 11 qershorit.

“Jam i bindur se koalicioni ndërmjet LDK-AKR do t’i fitojë zgjedhjet – Hoti bindshëm fitues”.

Bahtiri, ka thënë se i uron fat Ramush Haradinajt, partia e të cilit lidhi koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

“I uroj fat Haradinajt, të cilin e kam shumë mik, por sot e ka bërë rreshtimin e gabuar”, ka thënë Bahtiri për Ora e Fundit në Klan Kosova.

Shpërndaje në: