Agim Çeku i bashkohet listës së AAK’së për deputet

Agim Çeku i bashkohet listës së AAK’së për deputet

Ish-gjeneral Agim Çeku, do të jetë kandidat i  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se Çeku iu përgjigj thirrjes së atdheut si një oficer lufte i respektuar në Kroaci.

“Gjeneral Agim Çeku iu përgjigj thirrjes së atdheut si një oficer lufte i respektuar në Kroaci. Që në ditët e para ai u vu në krye të luftës së UÇK-së për liri, së bashku me veten etij dhe të gjithë ata që i besuan.Do ta vazhdojmë bashkë shërbimin ndaj atdheut edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, krah teje dhe krah secilit në këtë vend.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: