Agjencia e Emergjencave i kërkoi FSK-së ndihmë të hënën për kërkim të trupit të të riut në Ujman

Agjencia e Emergjencave i kërkoi FSK-së ndihmë të hënën për kërkim të trupit të të riut në Ujman

Kërkesa për të angazhuar ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisës së Kosovës për gjetjen e trupit e të riut që besohet të jetë mbytur në liqenin e Ujmanit është bërë të hënën, kanë thënë nga Agjencia e Emergjencave.

Genc Metaj, shef i AE-së tha se kërkesën e kanë bërë meqënëse kapacitetet e tyre në këtë mision ishin të pamjaftueshme.

“Agjencia e Emergjencave si koordinuese me kohë ka marrë të gjitha masat, por me kapacitetet aktuale që kemi pasur nuk kemi arrit me sukses me gjet trupin e personit të humbur dhe për këtë arsye me të gjitha veprimet ndërinstitucionale kemi kërkuar edhe angazhimin e FSK-së të cilët sot kanë ardh dhe janë duke e kryer punën”, ka thënë ai në një deklarim për media.

Shpërndaje në: