Agjenti: Biglia i bashkohet të premten Milanit
Agjenti i Lucas Biglias ka konfirmuar se mesfushori i Lazios do të bashkohet me Milanin të premten.
Raportet u shfaqën të enjten në mbrëmje se Biglia do të bashkohej me Milanin, me një marrëveshje për 17 milionë euro plus bonuset.
“Biglia është aq i lumtur me këtë lëvizje”, ka thënë fillimisht përfaqësuesi i Biglias për MilanNews.it.
“Do të mbërrijë nesër në Milano dhe ai mezi pret që të fillojë”, përfundoi Montepaone.



