Agjenti flet për të ardhmen e Elseid Hysajt
Elseid Hysaj pritet që të qëndroj te Napoli
Agjenti i futbollistit të kombëtares shqiptare ka bërë të ditur se Hysaj më shumë ka gjasa të qëndrojë te Napoli se sa të largohet, shkruan Periskopi.
“Elsi nuk brengoset tani, ai është i qetë duke i kaluar pushimet dhe nuk mendon se çfarë do të bëj në sezonin e ardhshëm,” ka thënë Mario Fiuffredi, agjenti i futbollistit.
“Ne do të vendosim për të ardhmen e tij kur të vij koha, por unë besoj që do të jetë e vështirë për të që të largohet nga Napoli,”. /Periskopi/



