Agjenti i Lewandowski-t iu dërgon mesazh Man Utd dhe Chelsea (Foto)
Agjenti i sulmuesit Robert Lewandowski, beson se më e mirë për klientin e tij është të qëndrojë në Bayern Munich.
29 vjeçari ditëve të fundit është duke u lidhur me një largim nga Allianz Arena dhe ekipet që kanë shfaqur interesim për të janë Manchester United dhe Chelsea.
‘Robert më tregoi se ai nuk ka përkrahje dhe se trajneri nuk iu kishte kërkuar bashkëlojtarëve për ta ndihmuar Lewan që të bëhet golashënuesi më i mirë në Bundesligë”.

Por sipas agjentit të tij Lewandowski duhet të qëndrojë në Bayern Munich sepse është klubi më i mirë në botë. /Periskopi/



