Agjenti i Marco Verrattit konfirmon ofertën e gjigandit italian

Agjenti i Marco Verrattit konfirmon ofertën e gjigandit italian

Mediumet italiane sot kanë raportuar se “Bianconerët” kanë përdorur bisedimet për Riccardo Orsolinin për të pyetur edhe për Verrattin, i cili ka të njëjtin agjent me lojtarin e Ascolit.

“Të gjithë mendojnë për Marcon, por problemi qëndron te largimi i tij nga Parisi”, ka thënë Donati Di Campli për La Stampa.

“E përsëris: ai ka vazhduar kontratën deri në vitin 2021 dhe duhet ta respektojë. Problemi është që Marco dëshiron të fitojë. Nëse është e mundur në Paris, nëse jo do të shohim çfarë do të ndodhë. Juventusi ka pyetur për të, por asgjë më shumë”.

Shpërndaje në: