Agjenti Raiola ndez spekulimet për të ardhmen e Zlatan tek United (Foto)
Zlatan Ibrahimovic dëshiron të luajë për një nga top klubet evropiane edhe sezonin e ardhshëm, por mund të mos jetë Manchester Unitedi.
Agjenti i sulmuesit suedez, Mino Raiola ka dhënë një intervistë në radio, ku ka folur për të ardhmen e klientit të tij.
“Ibra dëshiron të qëndrojë në Angli tek një top klub. Por ai e di se mund të jetë aset i madh edhe në klubet e tjera evropiane”, tha Raiola.
“Mendoj se është e respektueshme të flasim me Unitedin për të parë se çfarë duan të gjitha palët”, përfundoi agjenti, transmeton Periskopi.

Raiola tha edhe se Zlatan ka disa oferta në tavolinë derisa po vazhdon rikuperimin për t’u kthyer nga lëndimi. /Periskopi/



