Agjenti i Moratas tregon të ardhmen e sulmuesit (Foto)
Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata është subjekt i shumë spekulimeve të cilat e lidhin atë me një largim nga Real Madridi.
Por për të sqaruar situatën ka folur agjenti i tij, Juanma Lopez, transmeton Periskopi.

“Alvaro është lojtar që dëshiron të luajë rol të rëndësishëm. Futbollisti do të marrë vendim të qartë dhe definitiv gjatë ditëve në vijim”, ka thënë agjenti. /Periskopi



