AGK i reagon Pecit: Paralajmërimi për padi ndaj gazetarëve, përpjekje e hapur për intimidim dhe pengim të punës së tyre si gazetarë

AGK i reagon Pecit: Paralajmërimi për padi ndaj gazetarëve, përpjekje e hapur për intimidim dhe pengim të punës së tyre si gazetarë

Asociacioni i gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas paralajmërimit për padi nga Faton Peci ndaj disa gazetarëve, shkruan Periskopi

AGK vlerësoi se paralajmërimin për padi kriminale ndaj gazetarëve “si përpjekje e hapur për intimidim dhe pengim të punës së tyre si gazetarë”.

“Ky akt i zotit Peci është sulm brutal ndaj lirisë së raportimit në Kosovë, dhe përpjekje për të dekurajuar punën e gazetarëve.
AGK e sheh këtë veprim edhe si përpjekje për ta kaluar betejën politike në mediale, gjë që është e papranueshme.
Zoti Peci ka një histori të sulmeve ndaj mediave dhe gazetarëve, dhe AGK-ja e fton që të heqë dorë nga kjo praktikë shumë e dëmshme për demokracinë në Kosovë”, thuhet mes tjerash.
Postimi i plotë:

AGK-ja dënon paralajmërimin intimidues të Faton Pecit kundër disa gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është thellësisht i shqetësuar me paralajmërimin e kandidatit të Vetëvendosjes për komunën e Mitrovicës Jugore, Faton Peci se do të padisë disa gazetarë për shkak të publikimit të exit-polleve.
AGK-ja e vlerëson paralajmërimin për padi kriminale ndaj gazetarëve si përpjekje e hapur për intimidim dhe pengim të punës së tyre si gazetarë.
Ky akt i zotit Peci është sulm brutal ndaj lirisë së raportimit në Kosovë, dhe përpjekje për të dekurajuar punën e gazetarëve.
AGK e sheh këtë veprim edhe si përpjekje për ta kaluar betejën politike në mediale, gjë që është e papranueshme.
Zoti Peci ka një histori të sulmeve ndaj mediave dhe gazetarëve, dhe AGK-ja e fton që të heqë dorë nga kjo praktikë shumë e dëmshme për demokracinë në Kosovë.

Shpërndaje në: