AGK mirëpret akreditimin e mediave të refuzuara më parë nga KQZ-ja
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mirëpritur vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të akredituar mediat në gjuhën shqipe dhe serbe, të cilave u ishte refuzuar qasja një ditë më parë.
AGK fton KQZ-në që të sigurojë kushte për raportim të papenguar për të gjitha mediat vendore, rajonale dhe ndërkombëtare. Në listën shtesë të mediave të akredituara përfshihen 17 media vendore dhe 11 ndërkombëtare.
Njoftimi i plotë:
KQZ-ja i akrediton mediat në gjuhën serbe dhe shqipe që i kishte refuzuar një ditë më parë.
AGK-ja mirëpret këtë vendim dhe fton KQZ-në që të mundësojë raportim të papenguar të të gjitha mediave vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.
Lista shtesë e medieve të akredituara:
A. Mediat vendore:
1. RTV PULS D.O.O, 7 vëzhgues;
2. Radio KM, 5 vëzhgues;
3. TV Most DOO, 13 vëzhgues;
4. Kontakt Kosovska Mitrovica/Kontakt Plus radio, 9 vëzhgues;
5. TV Gracanica, 9 vëzhgues;
6. Lekë Musolli B.I., 3 vëzhgues;
7. Raporto24.com, 1 vëzhgues;
8. Radio Kim, 6 vëzhgues;
9. GracanicaOnline.info, 4 vëzhgues;
10. Alternativna, 1 vëzhgues;
11. TV Herc, 9 vëzhgues;
12. Vendi Sot, 1 vëzhgues;
13. Expose Media, 7 vëzhgues;
14. Medija centar Caglavica, 4 vëzhgues;
15. E Perditshmja BotaSote Re, 1 vëzhgues;
16. Mitropol Media Sh.P.K, 2 vëzhgues;
17. R Media L.L.C., 2 vëzhgues;
B. Mediat ndërkombëtare:
18. PRVA TV, Beograd, 2 vëzhgues;
19. Nova.rs Beograd, Srbija, 1 vëzhgues;
20. Mondo INC d.o.o. / Kurir televizija, 2 vëzhgues;
21. Tanjug novinska agencija, 5 vëzhgues;
22. VideoPlus doo, 2 vëzhgues;
23. Radio-televizija Srbije, 8 vëzhgues;
24. Danas, 1 vëzhgues;
25. Insajder televizija, 2 vëzhgues;
26. Nina Media Kliping, 1 vëzhgues;
27. Rtv Vojvodina, 2 vëzhgues; dhe
28. MTVA – Državna Mađarska Televizija, 2 vëzhgues



