Agnesa Vuthaj: Trashëgimia jote le të jetojë në çdo kujtim
Ish-Miss Kosova dhe sipërmarrësja e njohur, Agnesa Vuthaj, ka reaguar për herë të parë pas vdekjes tragjike të kreatorit të modës, Festim Isufi.
Përmes një postimi emocional në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Vuthaj ka ndarë një fotografi me të ndjerin, shoqëruar me fjalë prekëse për ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit të saj të ngushtë.
“Lamtumirë, Festim! Do të të kujtoj gjithmonë për forcën tënde të heshtur, shpirtin krijues dhe butësinë me të cilën e jetoje jetën. Trashëgimia jote le të jetojë në çdo kujtim, çdo vepër dhe çdo frymëzim që na ke dhënë. Pusho në paqe” – ka shkruar ajo.



