Agon Amiga ia kthen Lumi B, e ofendon me nënë
Ka shpërthyer edhe një skandal në repin e Kosovës.
Dje Lumi B foli për grupet e reperëve shqiptarë dhe tha se përveç Getoar Selimit e Majk-ut, nuk ka anëtarë të tjerë në “Babastars”, njëlloj si Noizy në “OTR”.
Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak reperit Agon Amiga, pjesë e “Babastars” i cili ka reaguar dhe ka ofenduar kolegun e tij, transmeton Periskopi.
Ai ka publikuar në Instastory disa shkrime ku fillimisht e quan Lumi B “tullumb” dhe më pas kalon në të tjera ofendime.
”Ohhh tollum a e ke gjet nonen kush ta qet ngjum”, ka shkruar anëtari i Babastars në Instagram, duke iu referuar deklaratve të Lumi B.
”Une ta mjeli bushtren bitch”, shkruan ndër të tjera Amiga.
Ndaj “Babastars” ka pasur akuza se pjestarët e grupit nuk po promovohen në të njëjtën mënyrë. Pak kohë më parë u raportua se reperi Visar Shala i njohur si Skivi, nuk është më pjesë e grupit pikërisht për këtë arsye.
Në fund të vitit 2017, Albert Krasniqi iku me debate nga grupi dhe publikoi një bisedë në “Viber” me Getin, ku i thoshte se po merret më shumë me Majkun sa u përket datave të koncerteve, ndërsa interesimi për Skivin, Cozman dhe Onatin është shumë i vogël./Periskopi/

U



