Agron Kuçi i AAK-së denoncon kërcënimet me jetë pas denoncimit të keqpërdorimeve zgjedhore në Junik
Kandidati për kryetar të Junikut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Agron Kuçi, ka deklaruar se është përballur me kërcënime me jetë pas denoncimeve publike për, siç thotë ai, skandale dhe keqpërdorime zgjedhore në këtë komunë.
Kuçi përmes një postimi në rrjetin social Faceboo ka thënë se pas publikimit të fakteve dhe dëshmive për manipulime me listat e votuesve dhe ndërrime të vendbanimeve, është bërë objekt i tentativave për frikësim dhe shantazh.
“Pas denoncimit publik të skandaleve dhe keqpërdorimeve zgjedhore të ndodhura në komunën tonë, të kryera nga individë e grupe që nuk ia duan të mirën Junikut, sot jam përballur me një tjetër akt të ulët – kërcënime me jetë dhe tentativa për frikësim e shantazh,” ka thënë Kuçi.
Ai ka theksuar se njëri prej personave që e ka kërcënuar, sipas tij, është një militant i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe zyrtar komunal. Kuçi thotë se rasti tashmë është paraqitur në organet kompetente.
“Përveç tentativave përmes personave që kanë ardhur në shtëpinë time, duke kërkuar të tërhiqem nga demaskimi i manipulimeve me vendbanime dhe listat e votuesve, sot kam pranuar edhe kërcënime të drejtpërdrejta me jetë nga, A.M militant i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili është gjithashtu zyrtar komunal”.
“Edhe gjatë fushatës ka pasur kërcënime indirekte nga aktivistë të kësaj partie, por i kam injoruar për të ruajtur qetësinë në Junik dhe për të mos e dëmtuar procesin zgjedhor. Megjithatë, kërcënime si këto të sotit nuk mund t’i injoroj, prandaj rastin e kam paraqitur në organet kompetente.Ata që mashtruan e shpifën, që blenë vota me shuma të mëdha dhe kontrabanduan votues nga komuna të tjera përmes ndërrimit të vendbanimeve, tani, pasi janë zbuluar dhe ballafaquar me fakte e dëshmi, po përpiqen ta heshtin të vërtetën me kërcënime e presione.Kjo është fytyra e një kaste politike që, për pushtet, nuk njeh kufij moralë, ligjorë, e as njerëzorë” ka shkruar ai.
Kuçi ka shtuar se nuk do të ndalet në përpjekjet e tij për të “thënë dhe mbrojtur të vërtetën”, pavarësisht presioneve.
“Por dua t’i siguroj të gjithë se as nuk frikësohem, as nuk zbrapsem. Me kërcënime të tilla jam përballur edhe nga regjimi i atëhershëm, por as atëherë nuk jam përkulur dhe as sot nuk do të përkulem.𝐃𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐣 𝐭𝐚 𝐭𝐡𝐞𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐚 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐞̈𝐧, 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐣 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐧, 𝐝𝐢𝐧𝐣𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐞𝐧 𝐞 𝐉𝐮𝐧𝐢𝐤𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐬𝐞̈𝐯𝐞.𝐒𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐉𝐮𝐧𝐢𝐤𝐮 𝐦𝐞𝐫𝐢𝐭𝐨𝐧 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢, 𝐣𝐨 𝐟𝐫𝐢𝐤𝐞̈.𝐌𝐞𝐫𝐢𝐭𝐨𝐧 𝐝𝐢𝐧𝐣𝐢𝐭𝐞𝐭, 𝐣𝐨 𝐤𝐞̈𝐫𝐜𝐞̈𝐧𝐢𝐦𝐞.𝐌𝐞𝐫𝐢𝐭𝐨𝐧 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦, 𝐣𝐨 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐬𝐡𝐞𝐡𝐮𝐫 𝐩𝐚𝐬 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭.
𝐌𝐞𝐫𝐢𝐭𝐨𝐧 𝐩𝐮𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐧𝐪𝐞𝐫𝐭𝐞̈, 𝐉𝐎 𝐌𝐀𝐒𝐇𝐓𝐑𝐈𝐌”, ka thënë ai.
Reagimi i plotë:



