Agron Kuçi zhvillon takim me afaristët dhe ndërmarrësit e Junik
Kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuçi ka zhvilluar takim me afaristët dhe ndërmarrësit e këtij vendi, shkruan Periskopi.
Në këtë bashkëbisedim të hapur, Agron Kuçi shpalosi programin e tij për qeverisje gjatë katër viteve të ardhshme, duke vendosur theksin tek bashkëpunimi i ndërsjellë dhe roli i biznesit lokal në zhvillimin e komunës.
Agron Kuçi i ftoi afaristët që përmes investimeve të tyre në Junik të bëhen bashkautorë të zhvillimit ekonomik, të hapjes së vendeve të reja të punës dhe të përparimit të komunës.
Ai theksoi se një qeverisje e përgjegjshme dhe transparente do të jetë partneri më i mirë i sektorit privat, duke krijuar kushte të favorshme për investime dhe duke e kthyer Junikun në një shembull të suksesit lokal.



