Agron Llakaj rrëfen eksperiencën pas botox-it: Kur dola para pasqyrës…

Agron Llakaj rrëfen eksperiencën pas botox-it: Kur dola para pasqyrës…

Agron Llakaj, ndryshe nga një pjesë e mirë e personazheve publike, ka pranuar se disa kohë më parë i është nënshtruar ndërhyrjes me botox, por nuk ka qenë gjithçka siç e priste. I ftuar mbrëmjen e së shtunës në Xing me Ermalin, Llakaj ka rrëfyer edhe për këtë eksperiencë, pas së cilës ai nuk e njohu më veten para pasqyrës.

Pas pyetjes së Ermalit për pse e tregoi botox-in në publik dhe si e pa veten pas kësaj, Llakaj rrëfeu se nuk e ka njohur veten në pasqyrë pas botoksit, pasi vetullat i ishin ngritur shumë lart. “Unë një botoks provova i varfri dhe kur dola në pasqyrë nuk njoha veten, ia bëra uau. Më kishin ikur vetullat lart dhe s’kisha nevojë të lodhesha për t’i ngritur për të bërë Sali Berishën se ishin gati”,- tha Llakaj duke e ndarë natyrshëm me publikun edhe këtë eksperiencë të provuar në shumë personazhe të njohur, por jo me rezultatin e duhur për Agronin.

Shpërndaje në: