Aguero: Duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Aguero: Duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero e pranon se garat në Ligën e Kampionëve nuk janë të lehta, por zbulon se skuadra e tij do të përpiqet ta fitojë këtë trofe.

Skuadra e trajnerit Pep Guardiola shënoi fitore bindëse prej 4:0 mbrëmë ndaj Borussia Monchengladbach, në sfidën e parë të fazës së grupeve në këtë garë.

“Natyrisht se Liga e Kampionëve nuk është e lehtë”, deklaroi argjentinasi.

“Në këtë garë ka shumë skuadra fantastike, por ideja ime dhe e klubit është e njëjtë, që ne të përpiqemi ta fitojmë këtë garë”, përfundoi Aguero. /Periskopi.com

Shpërndaje në: