Aguero: Do më pëlqente të luaj me Messin te City
Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, ka thënë se atij do t’i pëlqente shumë që të luante me Lionel messin.
Sipas Agueros, një largim i Messit nga Barcelona është shumë i mundur.
“Nuk është problem paraja”, thotë Aguero për TYC Sports.
“Por, lojtarët si Messi dhe Cristiano janë emblematikë për klubet et yre. Është e vështirë për ta që të largohen. E dini se, do më pëlqente që të luaj në një ekip me Leon”.
“Por, kjo duket mjaft e komplikuar në këtë moment”, deklaroi Aguero.
Lionel Messi së fundmi shënoi tri gola në fitoren e Argjentinës ndaj Ekuadorit, që ishte e vlefshme për kualifikim në Botëror. /Telegrafi/



