Aguero “i përgjigjet” interesimit të United

Aguero “i përgjigjet” interesimit të United

Sergio Aguero nuk e ka në plan që ta kompletojë transferimin kontradiktor në Manchester United, gjatë afatit kalimtar veror.

Mbetet sidoqoftë opsion që Aguero ta lë Manchester Cityn në muajt në vijim, me Alexis Sanchez nga Arsenali që është identifikuar si prioritet i Pep Guardiolës, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Argjentinasi do të takohet me Guardiolën në fund të sezonit për ta qartësuar se ku zë vend ai në planet e katalunasit.

Megjithatë, burime afër lojtarit kanë qeshur me këtë sugjerim, duke insistuar që nuk ka shansë që ai të shkojë në Old Trafford, edhe nëse Mourinho bën ndonjë lëvizje konkrete.

 

Shpërndaje në: