Aguero shënon në fitoren e Manchester Cityt
Manchester City kanë arritur të fitojnë të trija pikët në ballafaqimin kundër skuadrës së drejtuar nga Eddie Howe.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat minimal prej 1-0 për Blutë e Manqesterit, ku golin e vetëm e shënoi Raheem Sterling.
Goli i dytë për mysafirët erdhi në minuten 69-të kur pas harkimit të Raheem Sterling, topin në rrjetën e tij e dërgoi Tyrone Mings, duke i dhënë avantazhin prej 2-0 Cityt.
Me këtë fitore skuadra e Pep Guardiolas ngjitet në vendit e dytë, me tetë pikë më pak se liderët e Chelsea. /Periskopi.com



