Aguero tregon a do të largohet nga Man City
Sulmuesi i rrezikshëm i Manchester Cityt, Kun Aguero ka folur për një largim të mundshëm nga Manchester City.
“Jam shumë i lumtur këtu, kështu që do të qëndrojë deri të më mbarojë kontrata”, tha argjentinasi për mediat kineze, transmeton Periskopi.
“Nuk kam menduar ku do të luaj pas Cityt. Dua vetëm të fokusohem këtu”, përfundoi Aguero.
Aguero është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Cityt me 169 gola, tetë më pak se rekordi që mbahet nga Eric Brook. /Periskopi



