Ahmeti: Amerikë, NATO, Evropë, faleminderit që mbështetët UÇK-në

Ahmeti: Amerikë, NATO, Evropë, faleminderit që mbështetët UÇK-në

Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së, ka marrë pjesë në tubimin protestues në Shkup, ku qytetarët po shprehin mbështetje për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Ahmeti falënderoi ShBA-në, Bashkimin Evropian dhe NATO-n për mbështetjen që i kanë dhënë UÇK-së, duke ndihmuar në ndalimin e gjenocidit ndaj popullit të Kosovës.

“Jemi mbledhur sot në sheshin “Skenderbe” një vend historik për kufijtë e Evropës, që të mos lejohet pushtimi i saj. Jemi këtu pranë vendeve ku vepruan figura të shquara të kombit tonë, si Hasan Prishtina, Pjetër Bogdani dhe Nexhat Agolli. Hasan Prishtina u vra për lirinë e kombit, Pjetër Bogdani dha dije dhe filozofi evropiane, ndërsa Nexhat Agolli u pushkatua nga regjimi për kërkesën e tij për liri, drejtësi dhe barazi për popullin”, tha Ahmeti.

Ai tutje tha edhe se Amerikë, NATO, Evropa, faleminderit që filozofinë dhe veprimin e njerëzve më të mëdhenj të kombit tonë e keni mbështetur përmes ushtrisë çlirimtare të Kosovës, duke ndalur gjenocidin ndaj popullit të saj”.

Shpërndaje në: