Ahmeti: Do t’i shkojmë deri në fund kësaj pune, nuk lejojmë të na mbyten fëmijët

Ahmeti: Do t’i shkojmë deri në fund kësaj pune, nuk lejojmë të na mbyten fëmijët

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dalë në vendi e ngjarjes ku u mbyten dy fëmijët në “Kolovicë” të Prishtinës dhe ka ngushëlluar familjen Mramori.

Ai ka thënë, se kompanitë e shumta kanë nxjerrur zhavorr në “Kolovicë” dhe hetuesia do t’i hetojë të gjitha kompanitë për të vërtetuar se a kanë pasur leje për nxjerrjen e gurëve, raporton Indeksonline.

“Hetuesia le t’i vërtetojë të gjithë pronarët e kompanisë dhe tani veç se ka filluar t’i vërtetetoi kontratat dhe do të merren masa të rrepta në këtë situata”

“Do t’i shkojmë kësaj pune deri ne fund dhe nuk do të lejojmë të na mbytën fëmijët”, është shprehur ai. /Indeksonline/

Image

 

Shpërndaje në: