Ahmeti e Abrashi duke kënduar – Nga ‘One Love’ te ‘Oj Dashnia jem a je gjallë’
Shpend Ahmet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Arban Abrashi nga LDK do të përballen në garën e balotazhit më 19 nëntor, për Prishtinën – transmeton Periskopi.
Të dy kandidatët po bëjnë aktivitete të shumta para se të fillojë fushata, madje edhe duke kënduar në lokale të ndryshme të kryeqytetit.
Fillimisht u publikua një video në të cilën dëgjohej Shpend Ahmeti teksa këndonte këngën ‘One Love’ të grupit të njohur ‘U2’ si dhe këngë të tjera, shqip e anglisht.
Ndërsa mbrëmë, pas fushatës për balotazh, Abrashi gjeti kohë për argëtim.
Madje, ai e sfidoi vetën në këndim, shkruan Periskopi.
Në një video që u publikua në media, dëgjohet Abrashi teksa këndon këngën “Oj Dashnia jeme a je gjallë”.
Të dy kandidatët e sfiduan vetën në këtë fushë, por me zhanre krejtësisht të ndryshme në muzikë./Periskopi



