Ahmeti humb nervat: LDK e pafytyrë – këta njerëz nuk meritojnë të shesin moral
Ai e ka akuzuar rëndë Lidhjen Demokratike të Kosovës se po i bllokojnë qytetarët që të ndërtojnë, duke ndërruar planet rregullative pasi që u kanë rrëzuar shtëpitë e banorëve.
“Ja u rrëzojnë shtëpitë banorëve, ju premtojnë banesa e dyqane, mandej nuk ja u japin lejen edhe ja u nderrojne planin rregullativ qe mos me mujt me ndertu. Qe 6 vite ata sëmuren, vdesin rrugeve e këta në kuvend komunal na i bllokojnë planet rregullative e edhe në ministri e bëjnë të njejten”, shkruan Ahmeti.
Kryetari Ahmeti thotë se askush në LDK nuk ka fytyrë thotë se bashkndjen me qytetarët.
“Dhe ka fytyrë dikush i LDK ne kuvend me u ngrit edhe me thënë që po bashkëndjen më këta banorë dhe me më thëmë që unë po luj me ta. Aty i humba nervat me paftyrësinë, amoralitetin dhe pandershmërinë e disa njerëzve. Këta nuk e meritojnë as edhe një ditë të shesin moral e të flasin. Poshtërsi. P.S. fjala është për qytetaret përballë kuvendit”, ka shkruar Ahmeti. /Periskopi/



