Ahmeti i kundërpërgjigjet PDK-së: Kësaj radhe paditë do të jenë edhe për PDK-në edhe për zyrtarin e partisë
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, iu është kundërpërgjigjur akuzave të PDK-së, ku kjo e fundit e akuzoi atë për punësime të paligjshme në komunën e Prishtinës.
Ahmeti në facebook ka shkruar se ‘Veseli dhe Thaqi duhet me kuptu që me rrena e shpifje nuk munden me ndërru rezultatin. Këto shpifje po i bëjnë përmes njerëzve të panjohur që të mbrohen nga paditë.’
I pari i kryeqytetit thotë se kësaj radhe, paditë do të jenë edhe për PDK-në edhe për zyrtarin e partisë.
Postimi i tij i plotë në facebook:
Vetëvendosje është subjekti më i madh në Kosovë me 32 deputetë dhe ka dal e para në 10 komuna.
PDK, Veseli dhe Thaqi duhet me kuptu që me rrena e shpifje nuk munden me ndërru rezultatin. Këto shpifje po i bëjnë përmes njerëzve të panjohur që të mbrohen nga paditë.
Por kësaj radhe paditë do të jenë edhe për PDK edhe për zyrtarin e partisë.
Numrat?



