Ahmeti konfirmon autobusët e verdhë

Ahmeti konfirmon autobusët e verdhë

“Foto nga fabrika. Taze prej furre”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, derisa ka publikuar fotografinë e njërit prej autobusëve.

Autobusët e rinj të shumëpërfolur do ta kenë ngjyrën e verdhë. Me të njëjtën ngjyrë pritet të bëhen të gjithë autobusët e linjave 1,2,3 dhe 4.

30 autobusët e parë pritet të vijnë në kryeqytet më 20 dhjetor. Kontingjenti i dytë prej 21 autobusësh do të arrijë në Prishtinë në muajin shkurt ose në mars të vitit të ardhshëm.

Ardhja e këtyre autobusëve, sipas qeverisjes lokale të Prishtinës, do të rigjenerojë transportin publik.

Kontrata ndërmjet “Trafikut Urban” dhe kompanisë që e fitoi tenderin për furnizimin me 51 autobusë “Iveco”, ishte nënshkruar në shtator.

Ky projekt, i cili ka pothuajse dy vjet që ka filluar, ishte përcjellë me polemika dhe akuza ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal.

Shpërndaje në: