Ahmeti tregon se sa hektarë i figurojnë kishës ortodokse brenda kampusit të UP-së

Ahmeti tregon se sa hektarë i figurojnë kishës ortodokse brenda kampusit të UP-së

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është përgjigjur në pyetjen e gazetarit të KTV-së, Mefail Bajqinovci se a është e vërtetë që kisha ortodokse posedon mbi katër hektarë tokë brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës.

Ahmeti ka thënë se në kadastër është e regjistruar ashtu, por që qëndron një problem tjetër.

“Në kadastër e regjistruar ashtu, mirëpo nuk posedojmë asnjë dokumentacion tjetër për të treguar se si është regjistruar kjo. Rasti është në gjykatë në bazë të padisë së UP/Ejup Statovcit për kalimin e jashtëligjshëm të pronës”, ka shkruar Ahmeti.

 

Shpërndaje në: