Ajax gjen zëvëndësuesin e De Jong, është kosovari që luan te Bayern
Mesfushori i Bayern Munchen, Meritan Shabani me shumë gjasë nuk do ta vazhdojë aventurën në ‘Allianz Arena’.
E përditshmja gjermane Bild raporton se Shabani ka gjetur akordin me holandezët e Ajax Amsterdam, përcjell Periskopi.
Ajaxi dëshiron transferimin e 19 vjeçarit në merkatov e verës, që shihet si zëvëndësuesi i De Jong[që transferohet te Barcelona], me ‘Bavarezët’ që mund ta konsiderojnë shitjet e talentit për shkak të konkurencës në repartin e mesfushës.
![]()
Ish-kampioni i Eredivisie njihet për prodhimin e talentëve dhe ndoshta për Shabanin do të ishte një hap i madh në karrierën e tij transferimi atje.
Kujtojmë se Meritan Shabani mbron ngjyrat e kombëtares së Gjermanisë aktualisht. /Periskopi



