Ajeti ëndërron një skuadër të madhe, tregon nëse ka vendosur se për cilën kombëtare të luajë
Në një intervistë dhënë për Periskopi Sport, ai tregon arsyet pse zgjodhi St Gallen dhe zbulon ambiciet që ka për të ardhmen.
Ai tregon nëse ka vendosur se për cilën kombëtare do të luajë.
Tutje, ai flet edhe për yjet shqiptarë të Zvicrës, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, të cilët janë kritikuar shumë për zgjedhjen e tyre të bërë disa vite më parë.
Periskopi: Çka të shtyu të transferoheshe në St Gallen?
Arsyeja kryesore pse u transferova te St Gallen është besimi i dhënë nga ky klub dhe unë shoh veten se mund të zhvillohem më shumë që në të ardhmen të luaj në një klub më të madh dhe në një ligë më të fortë.
Periskopi: A ke vendosur se për cilën kombëtare do të luash?
Jo, rreth kombëtares ende nuk kam vendosur. Kur do të vendos do të iu njoftojë.
Periskopi: Si e shihni veten në të ardhmen?
Jetës nuk i dihet. Vetën e shoh në njërën prej pesë ligave më të mira të futbollit në Europë.
Periskopi: Si është të jesh pjesë e një familje me tre futbollistë?
Është një ndjenjë shumë e mirë dhe që nuk përshkruhet.
Periskopi: A keni ndonjë koment për tifozët shqiptarë që i quajnë tradhëtar Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin për zgjedhjen e tyre që kanë bërë vite më parë?
Nuk e di çka të them. Kur dikush se kupton ralitetin mund të thotë çka të dojë, por duhet ta kuptojmë që çdokush e bën zgjedhjen e vet dhe vendosë për vetëveten. /Periskopi.com



