Ajo shkëlqen në tenis edhe pse është shtatë muajshe shtatëzënë (Video)
Serena Williams është një nga atletet më të mira të të gjitha kohërave dhe duket se as shtatëzania nuk mund ta ndal atë.
Williams postoi në profilin e saj në Instagram një video të saj duke luajtur tenis edhe pse njëkohësisht është në muajin e shtatë të shtatëzanisë, transmeton Periskopi.
https://www.instagram.com/p/BVXGu54hVQB/
Amerikanja ka fituar 23 Grand Sleme dhe ka treguar për planet e saj që t’i kthehet tenisit, pasi të lindë beben e saj.
35 vjeçarja është tenistja më e suksesshme në histori të Open, ajo ende është një titull prapa rekordit të të gjitha kohërave të Margaret Court. /Periskopi



