Ajri i ndotur në Kosovë, këshillohet që personat e ndjeshëm të shmangin daljet

Ajri i ndotur në Kosovë, këshillohet që personat e ndjeshëm të shmangin daljet

Sipas platformës “IQAir”, ku bëhen matjet e cilësisë së ajrit në të gjitha vendet e botës, Prishtina është renditur si qyteti i 13-të me ajrin më të ndotur, me indeks të cilësisë së ajrit 158, që konsiderohet “i pashëndetshëm”.

Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme, në vendet e ulëta, do të ketë mjegull të dendur. Prandaj, këshillohet që personat e ndjeshëm të shmangin daljet e panevojshme, ndërsa drejtuesve të automjeteve u rekomandohet të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

Prishtina ka zënë vendin e 13-të në botë si qyteti me ajrin më të ndotur. Sipas platformës “IQAir”, ku bëhen matjet e cilësisë së ajrit në të gjitha vendet e botës, Prishtina është renditur si qyteti i 13-të me ajrin më të ndotur, me indeks të cilësisë së ajrit 158, që konsiderohet “i pashëndetshëm”.

Specialistë të cilësisë së ajrit thonë se gjendja është shqetësuese dhe se përkeqësimit të kësaj situate po i kontribuojnë edhe kushtet meteorologjike.

“Në bazë të matjeve që kemi marrë nga Instituti Hidrometeorologjik në kohë reale, kemi tejkalim të grimcave të pluhurit PM2.5 dhe PM10, të cilat qëndrojnë pezull në ajër. Ajo që po e përkeqëson këtë gjendje janë kushtet meteorologjike, si lagështia e madhe e ajrit, temperaturat e ulëta dhe mungesa e erës, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e ajrit”, tha për RTK-në Mentor Shala, specialist i cilësisë së ajrit.

Ai thotë se mbrojtja më e mirë në këtë situatë është reduktimi i daljeve jashtë, veçanërisht për disa kategori të ndjeshme.

“I rekomandojmë grupmoshat e ndjeshme, si të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike, që t’i ulin frekuentimet jashtë dhe t’i reduktojnë sa më shumë daljet kur cilësia e ajrit nuk është e mirë. Nga monitorimi dhe mjegulla që vërejmë, konstatojmë gjendje jo të mirë kryesisht në mëngjes, në mbrëmje dhe gjatë natës”, shtoi ai.

Shala thotë se gjendja e cilësisë së ajrit pritet të përmirësohet nga dita e mërkurë, kur parashikohen reshje shiu dhe ndryshim i kushteve të motit.

Megjithatë, ai shpreh shqetësim për ditët festive të fundvitit, për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike, të cilat, sipas tij, shkaktojnë ndotje të madhe përmes çlirimit të metaleve të rënda në ajër.

Ndryshe, qytetet me ajrin më të pastër janë renditur Berna në Zvicër, Roterdami në Holandë, San Francisko në SHBA, Melbourne në Australi, Vancouver në Kanada, Lisbona në Portugali, Helsinki në Finlandë, si dhe qytete të tjera.

Para Prishtinës, qytetet më të ndotura janë kryesisht nga Pakistani, India, Egjipti dhe Bangladeshi. Ndërsa nga rajoni, më të ndotura konsiderohen Beogradi dhe Sarajeva./Periskopi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Gjykimi ndaj Thaçit për administrim të drejtësisë, mbrojtja nuk do të jep deklaratë hyrëse

Në rastin ku Hashim Thaçi së bashku me Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun, Isni Kilajn dhe…

Dëshmitari thotë se Arsiq ia kishte maltretuar djalin duke e detyruar ta bartte në shpinë një person të vrarë

Në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rigjykimin ndaj të akuzuarit…

Krasniqi akuza ish-gjyqtarit të PZAP që i kritikoi: Arriti majat në drejtësi duke iu shërbyer atyre që u dhanë pushtet

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, i ka reaguar ish-gjyqtarit…

Xhaka në pikëpyetje për sfidën ndaj Arsenalit

Granit Xhaka mbetet në dyshim për përballjen ndaj Arsenalit. Mesfushori i Sunderlandit ka munguar në…

Human Rights Watch: Kosova ka mbrojtje të dobët për gazetarë

Organizata ndërkombëtare joqeveritare “Human Rights Watch”, në raportin për Kosovën për vitin 2025 ka paraqitur…

Pa garë dhe pa konkurrencë: Telekomi i Kosovës i jep 72 mijë euro një kompanie nga Shkupi

Telekomi i Kosovës SH.A. ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 72,890 eurosh me kompaninë…

Granit Xhaka mungon ndaj Arsenalit? Trajneri i Sunderlandit në dyshim për mesfushorin

Skuadra e Sunderlandit të shtunën luan ndaj Arsenalit, ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të…