Akademia e Shkencave e Kosovës me reagim qesharak për “Mini-Schengenin”, portali e vendos në “Showbizz”

Akademia e Shkencave e Kosovës me reagim qesharak për “Mini-Schengenin”, portali e vendos në “Showbizz”

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës [AShAK] duket se e ka seriozisht përfshirjen në politikën ditore duke u munduar që të bëhet një operator interesant politik. Krahas botimit të librave skandalozë, kjo akademi së fundi ka lëshuar një reagim për “Mini-Schengenin Ballkanin”.

Ky reagim vjen pas ‘përcaktimit të kahut të erës”. Me të parë që era po fryen kah sulmi i kësaj ideje – me opinionin publik në Kosovë që në mënyrë irracionale vendosi përnjëherë të dilte nga amnezia për të kujtuar krimet e serbëve – akademia u përcaktua për rreshtin politik që do të mbështeste.

Reagimi i saj duket aq joserioz e patetik sa një gazetë e lidhur me Policinë e Kosovës, me emrin Indeksonline, e vendosi në faqen e “Showbizit”, përcjell Periskopi.

Edhe akademia nuk i reziston tundimit që reagimin ta mbështet në dhimbjet e shumta që shkaktoi lufta e fundit në Kosovë, duke u munduar të potencojnë rolin negativ të Serbisë gjatë procesit të shtet-formimit të Kosovës.

“Mbi të gjitha, Kosova nuk mund të përfshihet në një proces të udhëhequr nga Serbia, përderisa ajo vazhdon ta mbajë Kosovën në kushtetutën e saj si pjesë e këtij shteti dhe aq më pak të përfshihet në aleanca që shkojnë kundër interesave tona kombëtare dhe krijojnë alternativa të kundërvënies ndaj integrimeve europiane dhe euro-atlantike.” – shkruan AShAK-u.

Natyrisht, nëse do të donte të ishte edhe më kreative, Akademia mund të merrte ndonjë copë teksti edhe nga muzikat folklorike me çifteli.

Kujtojmë se Rama ishte takuar edhe në të kaluarën me presidentin serb, ashtu siç kishin bërë edhe të gjithë liderët e Kosovës. /Periskopi

Shpërndaje në: