Akil Gjakova në finale – përsëri fiton me ippon
Akil Gjakova është kualifikuar në finale të ‘Grand Prix 2019’ në Budapest.
Xhudisti nga Kosova, ka arritur që në sfidën gjysmëfinale të mposht garuesin Uzbekistani, Khikmatillokh Turev me ippon në kategorinë deri në 73 kilogramë në ‘Grand Prix 2019’.
Akil Gjakova në çerek-finale mposhti zviceranit Nils Stump, kurse para saj mposht me ippon Constantin Gabun nga Kanada, derisa në raundin e parë ishte garues i lirë. /Periskopi.com/



