Akisdent mes tri veturave, lëndohen tre persona
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, në vendin e quajtur Kroi i Mbretit.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamionetë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Rreth orës 15:00 ne rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, fsh. Korroticë e lart, te Kroi i Mbretit është shkaktuar një aksident trafiku ne mes tri automjeteve; dy vetura dhe një kamionetë. Si pasojë e këtij aksidenti, sipas informatave fillestare raportohet se tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Hoxha.



