Aksident i rëndë në hyrje të Shkupit, një maunë dhe një veturë shkrumbohen pas përplasjes
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e hershme të ditës së sotme në hyrje të Shkupit në Maqdoninë e Veriut.
Alsat ka publikuar një video ku shihen të djegura një maunë dhe një veturë.
Gazeta maqedonase, Sloboden Pecat raportoi se trafiku në autostradën Kumanovë-Shkup është ndërprerë këtë mëngjes për shkak të këtij aksidenti.
Nuk janë bërë ende të ditura pasojat e këtij aksidenti.




