Aksident i rëndë në Komoran: Një i vdekur e katër të lënduar

Aksident i rëndë në Komoran: Një i vdekur e katër të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën Komoran–Carralevë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran.

Personat e tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërkohë që me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut.

“Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran- Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona njëri nga të cilët ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran. Personat tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, tha Ahmeti.

Shpërndaje në: