Aksident i rëndë në rrugën Lezhë -Shkodër, dy të vdekur
Dy persona kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër të Shqipërisë.
Raportohet edhe për katër të lënduar në këtë aksident.
Për nxjerrjen e trupave nga mjetet kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa më pas viktimat janë transportuar nga ambulancat, njofton Abcneës.al.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.



