Aksident me fatalitet në Loxhë të Pejës, humb jetën një grua
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Loxhë të Pejës, ka ndodhur një aksident trafiku që ka lënë dy persona të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në Pejë, i cili bëri të ditur se nga ekipi mjekësor është konstatuar se njëra nga të aksidentuarat nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë.
“Sot rreth orës 07:50 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Loxhë të Pejës, ku të përfshira janë dy vetura dhe si pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, janë edhe dy persona të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se njëra nga të aksidentuarat nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë,” ka thënë Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në Pejë.



