Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar

Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe kamioni në fshatin Poterq të Klinës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, transmeton Klankosova.tv.

Ai bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Shpërndaje në: