Aksident mes trenit dhe një furgoni në Prishtinë, Policia jep detaje

Aksident mes trenit dhe një furgoni në Prishtinë, Policia jep detaje

Rreth orës 14:30, Policia e Kosovës ka pranuar informacionin për një aksident trafiku të ndodhur te Kroi i Njelmët në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për se në aksident kanë qenë të përfshirë një tren dhe një automjet i tipit furgon.

Sipas saj, nga përplasja nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka deklaruar Ahmeti, ndërsa hetimet rreth shkaqeve të aksidentit janë në vazhdim.

Shpërndaje në: