Aksident mes tri veturave në Prishtinë, tre persona të lënduar

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, tre persona të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku mes tri veturave në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se përveç të lënduarve janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Policia ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazim Gafurri” në  Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar ajo.

Shpërndaje në: