Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohen tre persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur edhe se si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.

‘‘Sot rreth orës 17:10 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, thuhet në përgjigjen e Policisë./Periskopi/

Shpërndaje në: