Aksident në Drenoc të Klinës, vetura godet këmbësorin
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Drenoc të Klinës, ku një automjet ka goditur një këmbësor.
Sipas informacioneve të para, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë edhe njësitet përkatëse.



