Aksident në Koshtovë në Mitrovicë, lëndohet një grua

Aksident në Koshtovë në Mitrovicë, lëndohet një grua

Policia e Kosovës është deklaruar për aksidentin e rëndë të ndodhur në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, tha për se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, dhe konfirmoi lëndimin e një personi.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin Koshtovë . Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar një person”, tha ai.

Shpërndaje në: