Aksident në Prizren, vdes këmbësori: I dyshuari polic që ishte jashtë detyrës zyrtare

Aksident në Prizren, vdes këmbësori: I dyshuari polic që ishte jashtë detyrës zyrtare

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prizren.

Një këmbësor ka vdekur pasi u godit nga vetura. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyqi.

“Sot rreth orës 18:12, në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku – goditje e këmbësorit, i cili fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet. Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore përkatëse si dhe eprorët policorë. Nga informacionet e para është kuptuar se viktima është një person i gjinisë mashkullore, i moshuar, i cili deri në këtë fazë është ende i paidentifikuar”, tha ai.

I dyshuari është polic, por që ishte jashtë detyrës zyrtare.

“Ndërsa, i dyshuari në këtë rast është një zyrtar policor nga Prizreni, i cili në momentin e aksidentit ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe ka qenë duke lëvizur me veturë private. I dyshuari aktualisht ndodhet në Stacionin Policor të Prizrenit. Për veprimet e mëtejshme administrative dhe penale do të koordinohemi me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Prokurorin Kujdestar, për çka do të njoftoheni me kohë. Lidhur me rastin janë njoftuar Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët janë duke u marrë me procedurat e nevojshme hetimore”, përfundoi Totaj për GazetaBlic.

Shpërndaje në: